Reperi i njohur nga Gjilani, Fero, ka nisur punën për një album të ri prej kohësh.
Derisa shpesh sjell të reja e befason fansat, kësaj radhe ai mori vëmendje me një tjetër veprim.
Nëpërmjet rrjeteve sociale, 24-vjeçari ka bërë të ditur se në platformën ‘GoFundMe’ ka hapur mundësinë e kontributit financiar të fansave për albumin e tij më të ri, i cili duket të ketë kosto shumë ta lartë.
Targetin financiar për albumin “Goat” e ka lënë plot 200 mijë funte britanike, apo në euro 235 mijë.
Kampanja u realizua mbrëmë në mesnatë, gjersa në këtë kontribuoi edhe bashkëshortja e tij, Arbenita Ismajli.
Modelja nga Kumanova ka dhënë dhjetë funte për t’i ndihmuar partnerit në iniciativën e ndërmarrë.
Deri më tani, Feronit Shabani (emri i plotë i reperit) ka grumbulluar rreth 700 funte.
Ndërkohë, presim të shohim në vazhdim se si do të shkojë kjo ndihmë për Feron. /Telegrafi/