Telegrafi

Fero i futet biznesit, pas ndërrimit të emrit dhe përkushtimit në fenë islame do të merret me kriptovaluta

Feronit Shanbani, i njohur me emrin e skenës Fero, po fillon një karrierë të re.

Pasi tashmë ish-reperi ka njoftuar ndjekësit e tij që po largohet nga muzika, ai ka marrë një rrugë tjetër si karrierën e tij të re.

Arsyet pse ai la muzikën ishte se po i qasej fesë islame, dhe e kuptoi që aty muzika është e ndaluar, kështu është shprehur ai në një njoftim që ka bërë ai ne rrjetin e tij të Instagramit.

Foto: Fero/Instagram

Fero, meqë më nuk mund të ketë të ardhura nga muzika e nga TikTok-u, ai po kërkon mundësi të tjera për t’i siguruar ato.

Gjilanasi pretendon t’i futet biznesit të kriptovalutave, pasi ai këtë e konsideron pune “hallall” në përputhje me parimet e fesë islame.

Lexo po ashtu Këngëtarët e estradës që ndër vite hoqën dorë nga muzika dhe iu përkushtuan fesë islame

Ai transformoi veten rrënjësisht, gjithashtu edhe duke marrë një emër të ri arab, Khattab.

Kujtojmë që ndaj tij janë hapur akuza penale, nga ish-gruaja e tij modele, Arbenita Ismaili, për dhunë në familje. /Telegrafi/