Fero e ka lansuar projektin e parë muzikor pas rikthimit në ‘On Records’ që mban titullin “24”.
Producentët ZzapnChriss qëndrojnë prapa këtij projekti që është kompletuar edhe nga ana vizuale.
Tekstin e ka shkruar vet reperi, emri i vërtetë i të cilit është Feronit Shabani.
Për anën vizuale është kujdesur produksioni Macro Films që e ka xhiruar videoklipin.
Kënga e re e Feros pritet të pëlqehet nga fansat e tij, meqë vjen me një kombinim me producentët që i prodhuan shumë nga hitet e reperit në të kaluarën. /Telegrafi/