Telegrafi

Fero dhe Zzap do të vijnë në duet

Fero dhe Zzap (Foto: Instagram/zzapnchriss)

Producenti Zzap ka vendosur të vazhdojë me projektet muzikore, ku prezantohet si këngëtar.

Ditë më parë, ai e lansoi këngën “Gasolina”, ndërsa tash do të vijë në duet me reperin Fero.

“Shumë shpejt Fero ft Zzap”, ka shkruar ai në një njoftim në rrjetet sociale, ndërsa në bazë të përshkrimit duket se kënga do të titullohet “Momo”.

“Baba për ikona” është një prej realizimeve më të fundit të Feros që u publikua në muajin shkurt dhe numëron mbi 4.5 milionë shikime në YouTube.

Ndërsa Zzap, pas shumë hiteve të realizuara si producent në bashkëpunimi me Chriss, ka vendosur që në disa këngë të reja ta shtojë edhe vokalin e tij. /Telegrafi/