Fero është rep-artisti shqiptar që kohëve të fundit nuk ka qenë edhe shumë aktiv me prurje të reja muzikore.
Ai së fundmi, në një postim në rrjetin social Instagram bëri të ditur se ka sjell projektin më të ri muzikor.
Bëhet fjalë për bashkëpunimin me reperin Stresi, ndërsa që të dy kanë ndarë sekuenca nga klipi në profilet e tyre.
“Mahall” mban titullin prodhimtaria muzikore, që për instrumentalin e saj është përkujdesur producenti M.O.B.
Tekstin e kanë shkruar vet artistët, teksa për klipin ku shihet të veshur plot stil, ka punuar Set Films.
Vlen të përmendet se projekti është pritur mirë nga admiruesit e muzikës së artistëve të njohur. /Telegrafi/