Telegrafi

Fero dhe Grmv publikojnë këngën e re “Njejt”

Fero dhe GRMV Foto: Instagram

Fero është rep-artisti i njohur, që për vite me radhë ka qëndruar aktiv në prurjet e reja muzikore.

Që në paraqitjen e parë ai ka dëshmuar se ka talent, duke grumbulluar me mijëra fansa që e mbështesin.

Në një postim të fundit në rrjetin social Instagra, Fero ka bërë të ditur se ka sjellë edhe një projekt të ri muzikor.

“Njejt” mban titullin prodhimtaria muzikore, që kësaj radhe erdhi si bashkëpunim me reperin Grmv.

Për instrumentalin e projektit janë përkujdesur producentët M.O.B dhe Ouhboy, kurse tekstin e kanë shkruar vet artistët.

Klipi ishte tejet i komplituar, ku që të dy shiheshin të veshur plot stil, duke marrë vëmendje të madhe të fansave.

Ndërkaq, “Njejt” ka filluar menjëherë të dëgjohet nga admiruesit e muzikës së dyshes. /Telegrafi/