Feronit Shabani, i njohur me emrin artistik Fero, ka bërë publike datën e lansimit të këngës së tij më të re.
“Habibi” do të mbajë titullin projekti më i ri muzikor i reperit që do të lansohet me datën 20 dhjetor (e premte).
Kënga e re është realizim i producentit Kico Beatz, ndërsa xhirimi i videoklipit është bërë me regji të Endrit Rrahimit.
“Habibi” do ta pasojë këngën “Mama”, të cilën ylli nga Gjilani e publikoi me videoklip më 28 nëntor.
Për realizimin e këngës së mëparshme ishin angazhuar Lucry dhe Suena, ndërsa xhirimin e videoklipit e ka bërë Sergen Isici. /Telegrafi/