Telegrafi

Fero brenda disa ditëve sjell këngën e re “Bella”

Foto: Instagram

Reperi i njohur nga Gjilani, Fero, i ka munguar skenës për një kohë të gjatë me një këngë solo.

Feronit Shabani (emri i vërtetë) ka disa muaj që nuk ka sjell projekt të ri muzikor, ndërsa bashkëpunimi i fundit mbetet “Fvck You” së bashku me reperin Mossi.

Teksa jemi afër fundit të këtij viti, artisti shqiptar tregon se edhe pak ditë do të publikojë këngën e re të quajtur, “Bella”.

Fero (Foto: Instagram)

“Vendosa edhe 5-6 ditë publikohet Bella. Fero – Bella. Së shpejti”, ka shkruar në postimin e ndarë në InstaStory.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Fero

Bashkëpunimi me Mossin ndërkohë deri më tani ka mbledhur mbi një milion klikime, në të cilin nuk kanë munguar edhe ‘diss’-et ndaj kolegëve.

Fero (Foto: Instagram)

Ai këtë vit ka qenë më pasiv në muzikë për shkak se u përkushtua më shumë në jetën profesionale.

Fero sivjet u martua dhe po ashtu mirëpriti një vajzë me modelen Arbenita Ismajli. /Telegrafi/