Telegrafi

Fero befason me deklaratat e tij: Tupac nuk ka vdekur, rikthehet pas 24 viteve dhe është pjesë e klipit tim të ri

Reperi i njohur nga Gjilani, Fero, njihet për deklaratat e tij interesante për të cilat komentohet mjaft shumë në rrjetet sociale.

Një të tillë e ka bërë edhe së fundmi, ndërsa thotë se reperi legjendar amerikan Tupac nuk ka vdekur.

Ai po ashtu është duke punuar edhe në projektin e tij të ri, ku mes shumë gjërash shton se Tupac Shakur do jetë pjesë e klipit të ri.

Fero (Foto: Instagram)

“Tupac-i nuk ka vdekur edhe dy tre javë rikthehet mas 24 viteve, edhe është pjesë e klipit tim të ri”, ka thënë ai duke ndarë edhe një foto të reperit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Të shumta kanë qenë edhe reagimet që ka pranuar nga miqtë dhe ndjekësit që numëron në rrjetin e popullarizuar, Instagram.

Fero përndryshe që një kohë është zhvendosur në Berlin ku edhe ka hapur studion e re muzikore.

Ai është në përgatitje të disa prurjeve të reja që do t’i lansojë gjatë muajve në vijim. /Telegrafi/