Telegrafi

Fero ikte nga shkolla dhe tradhtonte shokët e klasës

Nuk është aspak e çuditshme që reperi shqiptar Fero, kur ishte në shkollë bënte probleme.

Muzika e tij, stili, mënyra se si flet, janë elemente që tregojnë se ai, ishte një çun shumë rebel dhe se madje edhe kishte tradhtuar shoqet e shokët e klasës.

I ftuar në emisionin Nd’rrimi i Natës me nikoqirin Alaudin Hamiti, Fero ndonëse vetëm 20 vjeçar, ka folur për periudhën kur ishte në shkollë, duke treguar fazat e tij problematike.

“Ju thojsha krejtve me ik e masnej kthehesha vet në klasë”, ka thënë Fero, duke qeshur.

“Unë në shkollë kam shkuar për tu kënaqur”, shton ai.

Reperi së fundmi publikoi projektin “Mamacita”.

Për vetëm pak ditë ai arriti që të regjistrojë dy milionë klikime.