Telegrafi

Fernandinhos i ofrohet puna e ndihmësit të Guardiolës nga Manchester City

Mesfushori brazilian Fernandinho po i kalon muajt e fundit të karrierës së tij si futbollist.

Braziliani është duke kaluar sezonin e tij të tetë në City, pasi në vitin 2013 iu bashkua nga Shakhtar Donetsk.

Që nga ajo kohë Fernandinho ka qenë një pikë referuese në repartin e mesfushës te City dhe është shëndërruar në një legjendë të klubit.

35-vjeçari do të mbetet lojtar i lirë në fund të këtij edicioni, por duket se nuk do ta vazhdoj më karrierën si futbollist përkundër ofertave që ka.

Atletico Mineiro e dëshiron me çdo kusht rikthimin e tij në Brazil, por ka qenë drejtori i kësaj skuadre që ka konfirmuar se Fernandinho ka një ofertë tjetër nga Manchester City.

“Ka shumë spekulime për të ardhmen e Fernandinhos pasi ai është pas disa muajsh lojtar i lirë”, tha Rodrgio Caetano.

“Fernandinho është një pikë referuese te City si në fushë ashtu edhe jashtë fushës dhe klubi anglez nuk dëshiron ta lë të lire”.

“Ne e duam transferimin e tij te Atletico Miniero, por ai ka një ofertë për tu bërë ndihmës i Pep Guardiolës pas përfundimit të sezonit dhe duket se do të vendosë për këtë gjë”, ka deklaruar drejtori i klubit brazilian Rodrigo Caetano.

Tani është në dorën e brazilianit të vendos nëse do të vazhdoj karrierën si futbollit apo do t’i varë këpucët për të vazhduar të jetë ndihmës i Pep Guardiolës. /Telegrafi/