Telegrafi

Fernandinho vazhdon kontratën me Manchester Cityn

Fernandinho e ka vazhduar kontratën e tij me Manchester Cityn edhe për një vit. 

Braziliani do të qëndrojë te kampionët e Anglisë deri në verën e vitit 2021.

Lojtari u shpreh i lumtur me vazhdimin e kontratës, ndërsa shtoi se vendimi ishte i lehtë për tu marr.

 

“Ishte vendim i lehtë. Është një kohë në jetë kur njeriu nuk mendon vetëm për jetën e tij, por për familjen dhe fëmijët. Kjo është një nga arsyet pse e vazhdova kontratën”.

“Jam i lumtur, familja ime është e lumtur, shpresoj që edhe fansat e Cityt të jenë të lumtur”.

Fernandihno është te City tash e shtatë vite, duke fituar të gjithë trofetë e mundshëm në futbollin anglez. /Telegrafi/