Telegrafi

Fernandinho është opsion për Barcelonën

Feronandinho mund të largohet në ditët e ardhshme nga Manchester City.

Mesfushorit i skadon kontrata me Citizens dhe do të jetë i lirë për të zgjedhur një aventurë të re.

Sipas asaj që raporton Marca, Fernandinho mund të kalojë te Barcelona, nëse Georginio Wijnaldum nuk transferohet në Camp Nou.

Lexo po ashtu Liverpooli liron katër lojtarë, por jo edhe Wijnaldumin

Paris Saint-Germain është i interesuar në holandezin dhe kalimi i tij në Parkun e Princave mund të ndodhë në ditët e ardhshme.

Andaj, kjo do t’i hapte rrugë Fernandinhos që të kalonte në Camp Nou edhe pse është një operacion i vështirë.

Pep Guardiola i ka konfirmuar lojtarit se është në planet e tij dhe dëshiron që ai të vazhdojë edhe më tej në skuadër. /Telegrafi/