Site icon Telegrafi

Fernandinho konfirmon largimin nga Manchester City, Guardiola befasohet me lajmin – thotë se nuk e dinte

Mesfushori i Manchester Cityt, Fernandinho , ka bërë të ditur se do të largohet nga klubi në fund të sezonit pas gati një dekade me Citizens.

Megjithatë, lajmi ishte befasi për trajnerin Pep Guardiola, i cili ishte i ulur pranë tij në konferencën për shtyp.

36-vjeçari, i cili ka mbi 50 paraqitje për Brazilin, ka vendosur që të kthehet në atdheun e tij sezonin e ardhshëm për të luajtur më shumë ndeshje përpara se të pensionohet, pasi ka parë që minutat e tij në fushë po zvogëlohen vitin e fundit.

Fernandinho pati disa vite të suksesshme me Shakhtar Donetsk përpara se të nënshkruante për Man Cityn në vitin 2013, duke fituar katër tituj të Ligës Premier, një FA Cup dhe gjashtë Kupa EFL.

Në konferencën për shtyp para ndeshjes së dytë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ku Cityt luan kundër Atletico Madridit në Ëanda Metropolitano të mërkurën, veterani brazilian u pyet nëse do të dëshironte të qëndronte në City përtej skadimi i marrëveshjes së tij aktuale këtë verë. Përgjigja e tij ishte mjaft e papritur për trajneri Pep Guardiolën.

“Unë nuk mendoj kështu. Po, dua të luaj më shumë; do të kthehem në Brazil. Vendosa me familjen time, që është gjëja më e rëndësishme për mua. Dhe disa njerëz në klub e dinë këtë”, ka thënë Fernandinho.

Trajneri katalanas mbeti i tronditur nga lajmi, duke pretenduar se ishte hera e parë që po e dëgjonte, por se ka respekt për vendimet e lojtarit.

“Nuk e dija. Më dhatë lajmin tani. Do të shohim se çfarë do të ndodhë në fund të sezonit. Unë kam thënë shumë herë se do të shohim se çfarë do të ndodhë”.

“Unë thashë në fund të sezonit do të flasim – ndoshta është një vendim familjar, ndoshta ai dëshiron më shumë minuta. Do të doja të isha me të”.

“Ndoshta Txiki [Begiristain] e di dhe nuk ma ka thënë. Nuk e di. Është një befasi për mua”, deklaroi Guardiola i cili shtoi se do të flas me drejtorin edhe njëherë. /Telegrafi/

Exit mobile version