Telegrafi

Fernandez: Nuk jemi favoritë në derbi ndaj Interit

Mati Fernandez nuk beson se Milani është favoritë për ‘Derby della Madonnina’ ndaj Interit, pasi sipas tij nerazzurët janë skuadër e fortë dhe nuk e dinë se si do të luajë.

Rossonerët janë tetë pikë përpara rivalëve të tyre të qytetit, dhe do të përballet me ato pas pushimit ndërkombëtar në ndeshjen e parë Stefano Pioli mbi stol zikaltër.

“A jemi ne favoritë? Unë nuk mendoj kështu”, tha fillimisht Fernandez për Premium Sport, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Fernandez: Është si një ëndërr prezenca ime te Milani

“Ata gjithashtu kanë një ide se si të luajnë, por është e vështirë për ne për të studiuar Interin, sepse nuk e dimë se si ata do të luajnë”.

“Ata gjithashtu kanë shumë lojtarë të fortë, do të jetë një lojë e bukur”, përfundoi mesfushori i Milanit. /Telegrafi/