Mati Fernandez nuk beson se Milani është favoritë për ‘Derby della Madonnina’ ndaj Interit, pasi sipas tij nerazzurët janë skuadër e fortë dhe nuk e dinë se si do të luajë.
Rossonerët janë tetë pikë përpara rivalëve të tyre të qytetit, dhe do të përballet me ato pas pushimit ndërkombëtar në ndeshjen e parë Stefano Pioli mbi stol zikaltër.
“A jemi ne favoritë? Unë nuk mendoj kështu”, tha fillimisht Fernandez për Premium Sport, transmeton Telegrafi.
“Ata gjithashtu kanë një ide se si të luajnë, por është e vështirë për ne për të studiuar Interin, sepse nuk e dimë se si ata do të luajnë”.
“Ata gjithashtu kanë shumë lojtarë të fortë, do të jetë një lojë e bukur”, përfundoi mesfushori i Milanit. /Telegrafi/