Site icon Telegrafi

Fernandez: Është si një ëndërr prezenca ime te Milani

Mati Fernandez thotë se është ëndërr për të që po luan te Milani, ndërsa mezi pret të luajë në Derby della Madonnina.

Kiliani debutoi për Rossonerët në fitoren ndaj Palermos në fundjavën që shkoi, ndërsa po qëndron te kuqezinjtë si i huazuar nga Fiorentina.

“Jam shumë i kënaqur me debutimin tim me Milanin. Është vërtet një ëndërr që gjendem këtu. Kam dashur të stërvitem me skuadrën dhe të luaj në dy muajt e fundit”.

Lexo po ashtu Zyrtare: Mati Fernandez i bashkohet Milanit

“Në ditët e para në Milanello, trajneri Montella bënte shaka me faktin se u lëndova para se të shkelja këtu”.

“Të gjithë stërvitemi që të futemi në njëmbëdhjetëshin startues dhe të gjithë punojmë shumë për ta ndihmuar skuadrën, por në fund, vendimi është i trajnerit”, ka thënë Fernandez për Milan TV. /Telegrafi/

Exit mobile version