Telegrafi

Fermerët holandezë protestojnë kundër reformave ekologjike, policia ua drejton armët – në një moment shkrepen plumbat paralajmërues  

Policia holandeze ka shtënë me armë mbi fermerët që protestonin për shkak të reformave të reja ekologjike, e në rrjetet sociale po qarkullon videoja ku shihen policët duke shtënë mbi një traktor që tenton t’i shmanget forcave të rendit.

Incidenti ka ndodhur në orët e para të mbrëmjes së hënë në afërsi të një laure në autostradën në veri të qytetit Herenven, ku policia lokale pretendon se “shoferët e traktorëve tentuan të shtypin policët dhe mjetet e tyre zyrtare”, transmeton Telegrafi.

“U krijua një situatë e rëndë. Janë shkrepur plumba paralajmërues”, thanë ata duke shtuar se është goditur traktori dhe se tre të dyshuarit më vonë janë ndalur dhe arrestuar.

Në këtë incident askush nuk është lënduar. Megjithatë në pamjet e të shtënave që janë shfaqur në rrjetet sociale, nuk dukej sikur shoferi i traktorit dëshironte të thyente kordonin e policisë.

Shihen dy mjete duke u larguar nga vendi i ngjarjes, asnjë prej këmbësorëve nuk ishte i rrezikuar dhe policia hap zjarr në drejtim të tyre.

Në videon tjetër të filmuar të njëjtën kohë, shihet polici me revole në dorë duke urdhëruar shoferin e traktorit të parkuar në afërsi të laurës, duke ia drejtuar vazhdimisht revolen.

E pasi që polici ka shkrepur plumba nga arma zyrtare derisa ishte në dytë, hetuesit do të fillojnë hetimet për këtë incident me qëllim që të konstatohet se çfarë në fakt ka ndodhur, kanë bërë të ditur nga policia lokale.

E deri te incidenti erdhi kur fermerët holandezë, që janë kundër iniciativës së qeverisë që të zvogëlohet emetimi i gazrave në 50 për qind gjatë tetë viteve të ardhshme. /Telegrafi/