Delegacioni i fermerëve grekë nesër në Athinë do të takohen me zëvendës kryeministrin Janis Dragasakis dhe përfaqësues të ministrisë së financave, të punës dhe bujqësisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në ndërkohë, fermerët do të vazhdojnë të bllokojnë kalimin kufitar Evzoni në Maqedoni, kurse nga ora 15:00 deri 17:00 sipas orës lokale do të bllokohet pika kufitare Dojrani.
Fermerët në të gjithë Greqinë presin rezultatin e takimit të nesërm me delegacionin e qeverisë, çka më pas do të takohen për të vendosur për hapat e ardhshëm. /Telegrafi/