Komuna e Podujevës ka nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi me kompaninë ‘Shell Kosova” për përkrahjen e fermerëve në Komunën e Podujevës.
Përmes marrëveshjes së nënshkruar nga Vezir Januzi – drejtor i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në Komunën e Podujevës, me Hamdi Kelmendin – drejtor i shitjes në Kompaninë “Shell Kosova”, të gjithë fermerëve të regjistruar në Drejtorinë e Bujqësisë do t’u ofrohet mundësia e furnizimit me derivate të naftës me zbritje në çmim për 5 cent për litër.
Me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, mundësohet përkrahja e drejtpërdrejtë e fermerëve, nxitet përpunimi i tokës bujqësore dhe promovohet konsumimi i prodhimeve vendore. /Telegrafi/