Bujqit e Maqedonisë gjatë fundjavës do të jenb nikoqir të kolegëve të tyre nga Republika e Bullgarisë, pas vizitës së suksesshme të fermave të çertifikuara për prodhime organike në Fushën ‘Qustendilska’, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Vizita është pjesë e projektit ‘Prodho organike-pako ekologjikisht’ të cilën e realizon shoqata qendrës qytetare për zhvillim ‘EGRI’ nga Kriva Pallanka së bashku me shoqatën ‘NIE’ nga Qustendil, Bullgari, me mjete të Programit IPA të BE-së për bashkëpunim të tejkufijshëm në mes Bullgarisë dhe Maqedonisë.
Pas vizitës së organizuar ‘Një ditë nga jeta e fermerëve organik’, do të vijojë seri e re e trajnimit për fermerët e të dyja vendeve. /Telegrafi/