Ferland Mendy është afër për t’u bërë lojtar i Real Madridit, por marrëveshja për të nënshkruar atë ende nuk ka përfunduar.
Los Blancos duhet të bëjnë teste të mëtutjeshme mjekësore me mbrojtësin e majtë francez dhe Lyoni nuk duan të finalizojnë bisedimet derisa gjithçka të jetë në rregull.
Real Madridi dëshiron të kontrollojë problemin që francezi e vuajtur në të kaluarën me kërdhokullën dhe të bindet se ai lëndim nuk o më një çështje.
Mendy thuhet se ka pasur një pjesë të testeve mjekësore, por tani do t’i nënshtrohet një shqyrtimi më të plotë për të provuar se kërdhokulla e tij është në gjendje të përsosur.
Sa i përket aspekteve financiare të marrëveshjes, të gjithë thuhet se janë dakord dhe tani është që Mendy të vendosë lapsin mbi letër për t’u bërë lojtar i Real Madridit.
Marrëveshja thuhet se do të bëhet në vlerë të 50 milionë eurove. /Telegrafi/