Juventusi synon që ta përtërijë ekipin për edicionin e ardhshëm dhe tanimë ka disa lojtarë në listën e tyre.
Njëri nga ta është edhe mbrojtësi francez, Ferland Mendy që mendohet si ideali për krahun e majtë të mbrojtjes.
Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri e pëlqen shumë lojtarit dhe dëshiron ta ketë në skuadër për edicionin e ri.
Gjiganti italian ka filluar të mendojë një plan për transferimin e francezit në Allianz Stadium edhe pse një gjë e tillë nuk është aspak e lehtë.
26-vjeçari vlerësohet lartë në Madrid, mirëpo gjiganti italian do të tentojë transferimin e tij.
Anësori është pjesë e Los Blancos që dy vite, derisa këtë edicion ende nuk ka luajtur shkaku i lëndimit.
Gjithsesi sipas mediave në Itali, Juventus do të tentojë transferimin e lojtarit me një ofertë mbi 50 milionë euro verën e ardhshme. /Telegrafi/