Vazhdon të jetë shqetësues numri i aksidenteve gjatë javës së fundit.
Së fundmi një veturë ka goditur një këmbësorë i cili është i moshës 16-vjeçare.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli ka deklaruar për Telegrafin se 16-vjeçari është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj.
“Rreth orës 12:00 në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë saktësisht në fshatin Prelez i Jerlive të Ferizajt ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku një veturë ka goditur një këmbësor 16-vjeçar, i cili për ndihmë mjekësore është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj”, ka thënë Veseli.
Ekipe të policisë së komunikacionit rrugor kanë në vendin e ngjarjes, të cilët po e hetojnë rastin./Telegrafi/