Site icon Telegrafi

Ferizaj transferon Arlind Shabanin, ndërsa Çlirim Avdulli vazhdon kontratën

(Foto: Facebook/FC Ferizaj)

Ferizaj i ka siguruar shërbimet e mesfushorit Arlind Shabani nga Prishtina.

“Ai në të kaluarën ka luajtur për skuadrën shqiptare nga Maqedonia e Veriut, Struga. Arlindi vjen në Ferizaj me motivin dhe qëllimin që ta rikthejë skuadrën aty ku e ka vendin”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Në anën tjetër, klubi ka njoftuar se ka arritur marrëveshje për zgjatjen e kontratës me mbrojtësin e majtë, Çlirim Avdulli.

Futbollisti, i cili është pjesë e Ferizajt nga janari, me rastin e nënshkrimit të kontratës është shprehur i bindur se ky është vendimi i duhur për karrierën e tij dhe se beson fuqishëm në projektin e klubit.

“Jam shumë i lumtur për këtë vendim. Ne e kemi obligim ta rikthejmë klubin aty ku e meriton. Ishte vendim i zemrës. Ne do të luajmë me intensitet maksimal edhe në Ligën e Parë, sepse e di krejt Kosova për organizimin e potencialin tonë”, ka theksuar ai. /Telegrafi/

Exit mobile version