Ferizaj ka shënuar fitore të madhe 2-0 ndaj Gjilanit në kuadër të javës së 28-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Pas gjysmë ore lojë, ferizajasit kaluan në epërsi me golin e Gentrit Halilit që u asistua prej Albin Krasniqit.
Me këtë gol të vetëm edhe u mbyllën 45 minutat e parë.
Pjesa e dytë foli sërish në favor të vendasve, që ia dolën të shënonin edhe golin e dytë të takimit.
Nëpërmjet Gentri Ramusës në minutën e 53-të, Ferizaj e dyfishoi epërsinë.
Punët shkuan keq e më keq për Gjilanin,pasi mbeti me dhjetë lojtarë në fushë.
Pas vetëm pesë minutash kur pranuan golin e dytë, Elton Cale u ndëshkua direkt me karton të kuq.
Vendasit ia dolën të mbanin këtë epërsi, për t’i marrë tri pikë të mëdha në luftën për mbijetesë.
Pas javës së 28-të,Ferizaj gjendet në vendin e shtatë me 31 pikë, ndërsa Gjilani në të tretin me 40 sosh. /Telegrafi/