Site icon Telegrafi

Ferizaj, pas një mosmarrëveshje e qëllon me armë zjarri

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës njofton se një person, i moshës së mitur pas një mosmarrëveshje në një kafiteri është qëlluar me armë zjarri.

Rasti ka ndodhur në Ferizaj, të dielën në ora 12:55.

Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ku sipas mjekut kujdestar gjendja shëndetësore e tij është stabile, ndërkaq i dyshuari gjendet në arrati.

Njësitë përkatëse policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar dy predha dhe dy gëzhoja të kalibrit 7.65 mm. Me rastin janë njoftuar gjitha njësitet relevante policore si dhe prokurori shtetit. /Telegrafi/

Exit mobile version