Skuadra e Ferizajt ndodhet në zonën e rrezikut pas humbjes në shtëpi nga ekipi i Gjilanit (0-3).
Trajneri Burim Qerkini e ka komentuar ndeshjen duke thënë se të zgjedhurit e tij nuk do të heqin dorë nga lufta për mbijetesë deri në mbyllje të kampionatit.
Ai është i vetëdijshëm se do të jetë shumë vështirë, mirëpo ka deklaruar për SuperSport se futbollistët e tij mbesin të motivuar që ta kërkojnë qëndrimin në elitë deri në fund.
Qerkini ka pranuar se Gjilani luajti më mirë dhe se rezultati i tyre ishte meritor, duke qenë se cilësia ishte në anën e kundërshtarit gjatë gjithë sfidës.
Megjithatë, trajneri i Ferizajt mendon se ka edhe shumë pikë për t’u luajtur deri në xhiron e fundit, kështu që përpjekjet për mbijetesë do të jenë të vazhdueshme.
Ferizaj ndodhet në vend të dhjetë në tabelë, katër pikë prapa pozitës që siguron mbijetesën (që aktualisht mbahet nga Flamurtari). /Telegrafi/