Telegrafi

Ferizaj, një fëmijë goditet nga tensioni i lartë i rrymës elektrike

Foto: Ilustrim

Në fshatin Komogllav, të Komunës së Ferizajt, të martën  në ora 12:30, Policia e Kosovës ka raportuar se një fëmijë është goditur nga tensioni i lartë i rrymës elektrike.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se kjo ka ndodhur derisa ishte duke lozur.

“Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe rasti është duke u hetuar”, thuhet në këtë njoftim. /Telegrafi/