Telegrafi

Ferizaj, një burrë arrestohet për ngacmim

Foto: Ilustrim

Policia sot informoi se një burrë u arrestua në Ferizaj për ngacmim.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se i njëjti në vazhdimësi kishte ngacmuar dhe kanosur viktimën femër kosovare.”, u bë e ditur në raportin 24 orësh të Policisë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari u dërgua në mbajtje.