Site icon Telegrafi

Ferizaj, gjendet pa shenja jete një person

Foto: Ilustrim

Një vdekje e dyshimtë ka ndodhur ditën e mërkurë në Ferizaj.

Policia bën të ditur se një qytetarë ka gjetur të shtrirë në dysheme një person, ku më pas njësiti i emergjencës ka konstatuar vdekjen e viktimës.

“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se ka gjetur të shtrirë në dysheme një person. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ndërsa njësiti i emergjencës ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë u lirohet familjarëve për ceremoni mortore”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version