Site icon Telegrafi

Ferizaj fiton Kupën e Kosovës në hendboll në konkurrencën e femrave

Ferizaj është fitues i Kupës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave, pasi mposhti në finale Istogun me rezultat 28:27.

Në fakt në pjesën e parë Ferizaj dominoi plotësisht, ku pas 30 minutave rezultati ishte 16:11.

Por istogaset nuk u dorëzuan. Luftuan shumë në pjesën e dytë dhe e ngushtuan rezultatin në një gol.

Por nuk ia dolën të barazojnë, ndonëse fundi i takimit ishte shumë dramatik.

Shkurta Mehmeti e Amanda Stein ruajtën qetësinë në momentet vendimtare dhe shënuan golat që Ferizajt ia siguruan suksesin e madh.

Salemateu Camara ishte më efikasja te Ferizaj me shtatë gola. Nga pesë i kishin Sabrina Mar Morinigo e Amanda Stein, derisa nga katër i kishin Luljeta Sopjani e Ama Lemos De Andrade.

Ana Carolina Gomes i kishte 11 gola për Istogun. /Telegrafi/

Exit mobile version