Një 54-vjeçar në Ferizaj po dyshohet për dhunë në familje, kanosje e armëmbajtje pa leje.
I njëjti është në kërkim policor.
Në shtëpinë e tij, Policia sot ka gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri – pushkë automatike me 139 fishekë dhe një tjetër armë zjarri (pistoletë) me 6 fishekë.
Sipas komunikatës, për rastin Policia është njoftuar sot rreth orës 10:00.
“Nën autorizim të prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, në prani të avokatit me detyrë zyrtare dhe dy dëshmitarëve, kanë realizuar një urdhër kontroll në shtëpinë e të dyshuarit E.B (M/K) i moshës 54 vjeçar, ku janë gjetur e më pas janë konfiskuar: një armë zjarri pushkë automatike me 139 fishekë dhe një tjetër armë zjarri (pistoletë) me 6 fishekë”- thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, me vendim të prokurorit rasti po hetohet edhe është cilësuar si dhunë në familje, kanosje dhe armëmbajtje pa leje.