Ndeshja nisi qetë me dy skuadrat që më shumë luanin në mesin e fushës.
Mevlan Zeka ishte i pari që rrezikoi, por goditja e tij me kokë u prit nga portieri vendas Armend Blakcorri.
Vendasit golin e parë në ndeshje e gjetën me 10 minuta para fundit të pjesës së parë kur shënoi Kenan Orana pas një tollovie në zonë për 1-0.
Me epërsinë minimale të vendasve përfunduan 45 minutat e para të ndeshjes.
Feronikeli në pjesën e dytë u hodh në sulm për ta gjetur golin e barazimit.
Fillimisht Medjon Hoxha rrezikoi, por që goditja e tij u ndal nga shtylla.
Ferizaj në minutën e 70-të mbeti me një futbollist më pak në fushë pas përjashtimit të Ergon Hysenit.
E pesë minuta më vonë Nikli gjeti golin e barazimit kur shënoi Nicholas Andrews për 1-1.
Deri në fund dy skuadrat tentuan të gjenin golin e fitores, por një gjëje të tillë nuk ia arritën duke u kënaqur me nga një pikë.
Feronikeli me këtë barazim mbetet mbrapa liderit Ballkanit me nëntë pikë, ndërsa Ferizaj ka 19 pikë në vendin e 10-të. /Telegrafi/