Ferizaj dhe Gjilani kanë vazhduar pa fituar, pasi kanë barazuar në përballjen mes tyre 1-1.
Për ferizajasit kjo ishte ndeshja e katërt pa fitore, derisa për mysafirët nga Gjilani e pesta.
Ferizaj kaluan të parët në epërsi me golin e kroatit Panadic që shënoi me kokë për 1-0 pas asistimit nga Ramush Ramadani.
Vendasit patën disa raste të mira shënimi, por nuk i konkretizuan dhe në fund pësuan.
Ishte mesfushori i Gjilanit Arbnor Ramadani që me një gjuajtje të fortë në minutat e fundit tundi rrjetën për 1-1.
Gjilani vazhdon të mbetet në pozitën e tretë me 15 pikë, derisa Ferizaj është e fundit me vetëm tetë pikë.
Xhiron e ardhshme Ferizaj luan në udhëtim te Prishtina, derisa Gjilani do të ketë përsëri ndeshje si mysafirë i Malishevës. /Telegrafi/