Site icon Telegrafi

Ferizaj dhe Feronikeli ‘74 luajnë vetëm për tri pikë, formacionet zyrtare

Ferizaj dhe Feronikeli ‘74 kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të në Albi Mall Superligën e Kosovës. 

Ferizajasit janë nikoqir në këtë takim i cili do të nis me fillim nga ora 12:00 dhe ka një rëndësi jetike për ta. 

Kjo për shkak se Ferizaj me një fitore eventuale do të arrinte që t’i shmangej, të paktën përkohësisht, zonës së barazhit. 

Në anën tjetër mysafirët ndonëse treguan ‘shenja jete’ së fundmi, renditen në pozitën e fundit me vetëm 10 pikë dhe mbijetesa tashmë është tejet e vështirë. 

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të futen në fushë me formacionet më të mira në dispozicion: 

Ferizaj: Jovanovski, Sadriu, Ilieski, Kurtaj, Shabani, Topalaj, Musolin, Gligorov, Avdulli, Haxhimusa, Nafiu. 

Feronikeli ‘74: Moschin, Zumberi, Valeri, Hyseni, Morina, Mudrazija, Demiri, Lleshi, Karagkaunis, Terzi, Zekolli.

/Telegrafi/

Exit mobile version