Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Ferizaj, të cilët dyshohen se kanë kryer veprën penale “dhunë në familje”.
Policia njofton se njëri rast ka ndodhur mbrëmë, kurse tjetri gjatë ditës së sotme, transmeton Telegrafi.
“Mbrëmë rreth orës 23:00 ka pranuar një informacion se në rr. ‘Gjon Serreqi’ në Ferizaj është një rast i dhunës në familje. Në lidhje me këtë, policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet P.SH (M/K) 31 vjeçar përsëritës i dhunës në familje, i cili pas një mosmarrëveshje ka shkaktuar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij , ku për këtë ajo ka pranuar edhe tretman mjekësorë”, thuhet në njoftim.
Më tej, në njoftim thuhet se “i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas intervistimit nga
Sektori Rajonal i Dhunës në Familje, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore”.
Polica tutje ka njoftuar për rastin e dytë të dhunës në familje.
“Ndërsa sot në orët e hershme të mëngjesit në ora 03:00, policia ka pranuar një informacion se në rrugën “Fehmi Agani” në Ferizaj është një rast tjetër i dhunës në familje. Në lidhje me këtë, policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet A.H (M/K) 70
vjeçar, i cili pas një mosmarrëveshje kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe djalit të tij, duke ju shkaktuar lëndime trupore, ku dhe kishin pranuar tretman mjekësorë”.
Më tej, në njoftim thuhet se, i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas intervistimit nga
policia, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore. /Telegrafi/