Telegrafi

Ferizaj, 35 raste të “heqjes” së patentë shoferit për një javë

Policia e rajonit të Ferizajt ka vazhduar aktivitetet e saja në parandalim të aksidenteve në komunikacion.

Sipas Policisë, në fillim të qershorit kanë qenë 28 raste të marrjes së patentë shoferit. Kurse në javën që shkoi ishin 35 raste.

Sipas Policisë, në javën e kaluar kanë ndodhur 20 aksidente me të lënduar në këtë rajon dhe 17 me dëme materiale. Kurse, për një javë janë gjobiture 12,96 persona.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj njofton se do të vazhdojë me aktivitete të tilla, me masa të shtuara në parandalim të aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë.