Telegrafi

Hasani: Me Perisicin nuk kemi folur për Milanin

Ferhan Hasani dhe Ivan Perisic kanë një shoqëri nga koha e tyre e përbashkët te Wolfsburgu.

Ndërsa në momentin e shkuarjes në Milano, kapiteni i Shkëndijës është takuar me mesfushorin kroat, i cili luan për rivalin e Milanit, Inter.

Lexo po ashtu Ivan Perisic takon sulmuesin e Shkëndijës, Ferhan Hasanin në Milano (Foto)

Ndërsa nuk ka munguar edhe pozimi i përbashkët i dy futbollistëve dhe publikimi i një fotografi në rrjetet sociale.

Hasani ka luajtur me Perisicin te Wolfsburgu

Dhe natyrisht se diçka e tillë ka tërhequr vëmendje dhe gjatë konferencës për shtyp, Hasani është pyetur edhe për takimin me futbollistin e Interit.

“Nuk kemi folur me Perisicin për Milanin. Kemi folur për jetët tona personale”, ishte përgjigja e kapitenit të Shkëndijës. /Telegrafi/