Telegrafi

Ferhan Hasani karrierën do ta vazhdojë te Sivasspor

Edhe një shqiptar do të mund ta shohim gjatë sezonit të ardhshëm në kampionatin elitar turk.

Mesfushori i përfaqësueses së Maqedonisë, Ferhan Hasani pritet që karrierën ta vazhdojë në superligën e Turqisë.

Sivasspor është një ndër ekipet e shumta që ka shfaqur interesim të madh për futbollistin, i cili po shkëlqen këtë sezon në Arabi Saudite.

Lojtari pritet të jetë i lirë gjatë verës pasi më 30 qershor i mbaron kontrata me ekipin e Al-Raedit.

Në këtë të fundit, 28-vjeçar deri më tani ka shënuar tri gola dhe ka asistuar po aq herë në 26 paraqitje për arabët.

Me Sivassporin pritet të nënshkruaj kontratë dyvjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit gjersa më parë ka luajtur edhe për Shkëndijën e Tetovës, Brondbyn e Wolfsburgun. /Telegrafi/