Skuadra e Partizanit ka njoftuar se ka arritur marrëveshje për transferimin e Ferhan Hasanit.
30-vjeçari, i cili rrjedh nga Akademia e Shkëndijës së Tetovës, së fundmi ka luajtur në Finlandë te HJK Helsinki.
Gjatë karrierës, ai ka qenë pjesë e Wolfsburgut në Gjermani dhe Brondby në Danimarkë.
“FK Partizani njofton arritjen e marrëveshjes me Ferhan Hasanin. Fantazisti është përforcimi më i ri në merkaton e janarit”, thuhet në një njoftim në faqen zyrtare të klubit.
Më tej bëhet e ditur se prezantimi i lojtarit është bërë gjatë ditës së sotme (e martë). /Telegrafi/