Biografitë shpesh hedhin tregime të fshehura ndër vite. Diçka e ngjashme ka ndodhur me atë të Alistair Campbell, i cili ishte kreu i marrëdhënieve me publikun pranë kryeministrit anglez Toni Blair që nga viti 1994.
Campbell kishte kontakt me politikanët britanikë, por edhe me elitën e futbollit. Në fakt me trajnerin Alex Ferguson kishte një marrëdhënie të shkëlqyer. Dhe këshilltari tani ka publikuar një biografi në të cilën ka edhe vend për anekdotat e futbollit.
Ashtu si episodi i treguar për mos transferimin e Frank Riberyt nga Fergusoni për vetëm 45 minuta, i hidhur është edhe ai mes Van Nistelrooy dhe Cristiano Ronaldos në kohën që jetuan të dy në Manchester United.
Campbell thotë se në qershor 2006 ai u takua me Fergusonin në jug të Francës dhe trajneri skocez ishte i shqetësuar për sjelljen që kishte treguar sulmuesi holandez.
“Nuk ishte e sigurt se çfarë po ndodhte me të, ishte shumë egocentrik. Kulmi ishte kur ai tha se Cristiano kishte gjetur një baba të ri, Carlos Queirozin (asistentin e Fergusonit) pak muaj pasi babai i tij vdiq nga problemet e alkoolit”, ka thënë Campbell.
Portugezi nuk u ndie mirë me fjalët e bashkëlojtarit dhe duhej që stafi stërvitor i Unitedit të ndërmjetësonte: “Carlos kërkoi nga ai që të respektojë dhe tha se ai nuk e respektonte askënd aty, por më pas ai kërkoi falje, por Cristiano nuk i pranoi ato”.
Pas kësaj Fergusoni e dërgoi në shtëpi Van Nistelrooyn kur mësoi më vonë për atë që kishte ndodhur, por që nuk e kishte shumë të qartë se çfarë do të bënte me të.
Muaj më vonë, skocezi vendosi ta largoj holandezin drejt Real Madridit, nën udhëheqjen e Ramon Calderon, ku ai fitoi dy liga dhe një Superkupë spanjolle dhe një ‘Pichichi’ në 2006/2007.
Van Nistelrooy dhe Cristiano më vonë u bashkuan përsëri te Real Madridi, edhe pse vetëm disa muaj, sepse portugezi arritën në verën e vitit 2009, ndërsa holandezi në janar shkoi te Hamburgu në Bundesliga. /Telegrafi/