Telegrafi

Ferguson për Maguiren: United duhet ta mbyll lojtarin në një dhomë derisa ta nënshkruajë kontratën

Ish-trajneri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, është një admirues i madh i lojës së Harry Maguires, që pritet shumë shpejtë të prezantohet në Old Trafford.

Mbrojtësi anglez do të kalojë te Djajtë e Kuq për shumën rekorde 92 milionë euro nga Leicester City, për ta lënë kështu prapa vetes Virgil van Dijkun që kaloi te Liverpooli për 85 milionë euro.

The Telegraph ka raportuar se të dyja klubet kanë arritur marrëveshje për shumën e transferimit të 26-vjeçarit, derisa kushtet personale thuhet se ishin arritur më herët.

Harry Maguire (Foto: Jordan Mansfield/Getty Images/Guliver)

Duke parë zhvillimet, Sir Alex Ferguson i ka dhënë disa këshilla klubit të tij rreth Maguires dhe mënyrës së nënshkrimit.

Lexo po ashtu Dhjetë gjërat që nuk i keni ditur për Harry Maguiren - transferin rekord të Unitedit

“Ata (United) duhet ta mbajnë atë (Maguiren) në kyçur në një dhomë dhe mos ta lirojnë derisa ta nënshkruajë kontratë”, ka thënë legjenda skoceze duke bërë shaka në një intervistë për Manchester Evening News.

Djajtë e Kuq kishin bërë disa oferta për mbrojtësin anglez, mirëpo ishin refuzuar nga ‘Dhelprat’, deri në ofertën rekorde që u pranua dje (7 gusht). /Telegrafi/