Ish-bossi i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka aprovuar vendimin e Jose Mourinhos për transferimin e Paul Pogbas.
Daily Mail shkruan se Ferguson ka dhënë pëlqimin e tij që United të shpenzojë 100 milionë funte për lojtarin e Juventusit, i cili u ngrit në akademinë e United.
Mourinho nga fillimi ka kontaktuar me Fergusonin dhe dëshiron që ta ketë mendimin e tij për secilën çështje te United.
Mendimi i Fergusonit i ka hapur dyert transferimit të Pogbas, pasi që ishte pikërisht skocezi ai që kishte një prishje të marrëdhënieve me lojtarin dhe agjentin e tij Mino Raiola. /Telegrafi/