Sir Alex Ferguson është trajner legjendar te Manchester United.
Por në vitin 2013, Ferguson u largua nga stoli i Djajve të Kuq edhe pse rrallë herë mungon në ndeshjet që United i zhvillon në Old Traford.
Skocezi 77-vjeçar tani i ka propozuar skuadrës së tij të transferojë një mesfushor.
Fjala është për bashkëkombësin e tij John McGinn që ka shkëlqyer edicionin e kaluar me Aston Villën.
24-vjeçari që luan në pozitën e mesfushorit qendror ka shënuar nëntë gola dhe ka dhuruar 12 asistime duke qenë ndër më meritorët që Aston Villa siguroi rikthimin në Ligën Premier.
McGin është duke u kërkuar nga United si zëvendësues i Paul Pogbas që mund të largohet në drejtim të Realit ose Juventusit.
Aston Villa nuk dëshiron të dëgjojë për ofertat nën 50 milionë funte për yllin e tyre.
E Ferguson e ka këshilluar Unitedin që të investoj aq para për McGinn pasi sipas legjendës skoceze bashkëkombësi i tij do të shkëlqejë në Old Traford. /Telegrafi/