Telegrafi

Ferguson apo Guardiola? Rooney zgjidh debatin se cili është trajneri më i mirë i të gjitha kohërave

Sipas legjendës angleze, Wayne Rooney, askush nuk mund ta mposhtë Sir Alex Ferguson për sa i përket asaj që ka arritur te Manchester United.

Pep Guardiola së fundmi përsëriti suksesin e Fergusonit duke fituar tripletën vitin e kaluar, ndërsa këtë sezon ka fituar titullin e katërt radhazi të Manchester Cityt në Ligën Premier.

Kjo ka çuar në krahasime të Guardiolës me Fergusonin, i cili konsiderohet si një nga menaxherët më të mirë të të gjitha kohërave.

Rooney – nxënësi i çmuar i Fergusonit dhe gjithashtu golashënuesi më i mirë në histori të Unitedit, ende beson se ish-trajneri i tij e ka avantazhin ndaj spanjollit.

“Unë mendoj se sigurisht që do të ketë argumente se kush është më i mirë, por mendoj se njerëzit priren të shikojnë vetëm atë që bëri Sir Alex në Manchester United dhe ajo që bëri ai në Aberdeen ishte e pabesueshme”, ka thënë fillimisht Rooney për ESPN.

“Dhe ju do të bënit pyetjen, a mund ta bëjë Guardiola këtë në një ekip si Aberdeen?”.

“Ka pyetje, ka debate, mendoj se Guardiola për epokën e tij është sigurisht më i miri dhe ai ka ndryshuar mënyrën se si luhet futbolli në mbarë botën… por po për mua Sir Alex, ajo që ai arriti në lojë është e pabesueshme”, përfundoi legjenda angleze. /Telegrafi/