Telegrafi

Fergie: Kam dashur të jem përgjithmonë e martuar me Duhamelin (Video)

Getty Images

Këngëtarja e popullarizuar, Fergie, ka folur haptas për ndarjen  Josh Duhamel, gjatë pjesëmarrjes së saj në emisionin The Wendy Williams Show.

Gjatë intervistës, 42-vjeçarja mezi është përmbajtur nga lotët.

Lexo po ashtu Fergie dhe Josh Duhamel ndahen pas tetë vitesh martesë (Foto)

“Nuk ka qenë plani im. Kam dashur që të jem gjithmonë e martuar. E dua Joshin. Ai është babai i fëmijëve të mi”.

Fergie dhe Josh Duhamel ishin të martuar për tetë vjet (Getty Images)

“E kemi projektin e përbashkët përgjithmonë dhe japim më të mirën nga vetja që të ketë sukses”, ka thënë Fergie në rrëfimin e saj.

Në shtator të këtij viti, çifti i famshëm njoftoi përmes një komunikate të përbashkët se janë duke u ndarë.

Mënyra e tyre jetësore duket të ketë qenë arsyeja e ndarjes (Getty Images)

Ata kishin treguar se janë ndarë në fillim të vitit, mirëpo i kanë dhënë kohë familjes së tyre që të përshtatet në situatën e re larg syve të medias.

“Gjithmonë do të jemi të bashkuar në ofrimin e mbështetjes ndaj njëri-tjetrit dhe ndaj familjes sonë”, patën thënë asokohe në komunikatën për shtyp.

Përkundër ndarjes, ata vazhdojnë t’i ruajnë raportet e mira (Getty Images)

Fergie dhe Josh ishin për tetë vjet të martuar, ndërsa paraprakisht ishin për pesë vite të tjera në lidhje.

Miqtë e çiftit kanë thënë se këngëtares i pëlqen stili hollivudian i jetës, ndërsa aktori është më i përkushtuar ndaj familjes dhe dëshiron jetë më të qetë. /Telegrafi/