Telegrafi

Fergie është larguar nga Black Eyed Peas, Nicole Scherzinger është këngëtarja e re

Producenti i “The Black Eyed Peas”, Will.i.am, ka konfirmuar se këngëtarja Fergie është larguar nga grupi.

42-vjeçarja, emri i vërtetë i të cilës është Stacy Ann Ferguson, ka qenë pjesë e grupit që nga viti 2002, ndërsa nga viti 2012 nisi karrierën solo dhe që atëherë nuk ka incizuar asnjë këngë me grupin.

Lexo po ashtu Fergie mori në klip nënat më seksi dhe suksesi shihet që në ditën e parë (Video)

“Sa i përket zëvendësimit, ajo që duhet të dinë njerëzit për ‘Black Eyed Peas’ është se askush nuk do ta zëvendësojë asnjëherë Fergien”.

“Ajo punon aktualisht në projektin e saj solo, ndërsa ne po përgatitemi ta festojmë 20 vjetorin e grupit”, ka deklaruar Will.i.am duke shtuar se këngëtarja vazhdon të jetë pjesë e rëndësishme e grupit.

Më tej, ai ka thënë se grupi do ta angazhojë ish-anëtaren e “The Pussycat Dolls”, Nicole Scherzinger, ndërsa nuk ka dhënë detaje të tjera për këtë gjë. /Telegrafi/