Producenti i “The Black Eyed Peas”, Will.i.am, ka konfirmuar se këngëtarja Fergie është larguar nga grupi.
42-vjeçarja, emri i vërtetë i të cilës është Stacy Ann Ferguson, ka qenë pjesë e grupit që nga viti 2002, ndërsa nga viti 2012 nisi karrierën solo dhe që atëherë nuk ka incizuar asnjë këngë me grupin.
“Sa i përket zëvendësimit, ajo që duhet të dinë njerëzit për ‘Black Eyed Peas’ është se askush nuk do ta zëvendësojë asnjëherë Fergien”.
“Ajo punon aktualisht në projektin e saj solo, ndërsa ne po përgatitemi ta festojmë 20 vjetorin e grupit”, ka deklaruar Will.i.am duke shtuar se këngëtarja vazhdon të jetë pjesë e rëndësishme e grupit.
Më tej, ai ka thënë se grupi do ta angazhojë ish-anëtaren e “The Pussycat Dolls”, Nicole Scherzinger, ndërsa nuk ka dhënë detaje të tjera për këtë gjë. /Telegrafi/