Barcelona ka marrë një fitore të thellë dhe të lehtë në udhëtim te Ferenvaros me rezultat 3-0 në ndeshjen e pestë të vlefshme për Grupin G në Ligën e Kampionëve.
Ekipi i Ronald Koeman, edhe pse pa yllin kryesor të ekipit, Lionel Messi, arriti ta vazhdojë serinë e qind për qind të fitoreve, duke shkuar në 15 pikë nga pesë ndeshje.
Golat në këtë fitore të madhe për klubin Blaugrana u shënuan nga Antoine Griezmann (14’), Martin Breaithwaite (20’) dhe Ousmane Dembele (28’).
Lojtari më i vlerësuar i kësaj ndeshje ishte sulmuesi anësor francez, Dembele, i cili pas golit dhe një asistimi u vlerësua me notë 9.6.
Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për mesfushorin e vendasve, David Miklos Siger që u notua me 5.5
Deri në minutën e 71-të në këtë ndeshje luajti edhe sulmuesi shqiptar, Myrto Uzuni, i cili pati një paraqitje për t’u harruar me notë 5.6.
Ferencvaros:
Barcelona:
/Telegrafi/